Sport

Zvicra në fazën nokaut të Euro 2020

Zvicra do të luajë në një të tetën e finales në Euro 2020. Pas rezultateve të ndeshjeve të luajtura të hënën mbrëma është bërë e qartë se Zvicra do të jetë në fazën nokaut.

Zvicra do të jetë njëra prej katër përfaqësueseve që kualifikohen nga pozita e tretë në grup.

Zvicra ka përfunduar e treta në Grupin A me 4 pikë, sa i kishte edhe Uellsi.

Zvicra të dielën fitoi 3:1 ndaj Turqisë, falë shkëlqimit të Xherdan Shaqirit. Ylli kosovar i shënoi dy gola.