Sport

Për herë të parë që nga viti 2015, Hawks në finale të Lindjes

Atlanta Hawks e ka siguruar biletën për në finalen e Konferencës së Lindjes, për herë të parë që nga viti 2015, pasi në ndeshjen e shtatë e ka mposhtur Philadelphian 76ers me rezultat 103:96.

31 pikët e 11 kërcimet të Joel Embiid nuk i ndihmuan 76ers të preknin finalet, pavarësisht se ishin favorit në këtë seri.

Te Hawks shkëlqeu Kevin Huerter me 27 pikë, ndërsa Trae Young regjistroi 21 pikë e 10 asistime.

Në finale, Hawks takohet me Milwaukee Bucks.