Ish-futbollisti, Ilir Nallbani, që tani po e luan rolin e trajnerit, ka thënë se Drita mund të ketë telashe në ndeshjen e Ligës së Konferencës ndaj Deçiqiti.
Sipas Nallbanit, mungesa e Kastriot Rexhës është e madhe për Dritën.
“Drita ka bërë disa lëvizje në formacion si Llapi. Kastriot Rexha nuk e di a është kthyer ende a jo. Mungesa e tij është shumë e madhe. Mund të them se mungesa e Kastriot Rexhës është shumë e madhe te Drita. Të gjithë kanë thënë se Drita nuk ka funksionuar, por a e keni parë që Kastriot Rexha kur të është në ndeshje ta shpëton ekipin. Tash Drita ka hyrë në rindërtimin e skuadrës. Deçiqin nuk e njoh”, tha Nallbani.