Boksieri amerikan Gabriel Rosado ka befasuar të shtunën mbrëma duke e mposhtur me nokaut të frikshëm uzbekun Bektemir Melikuziev në meçin e vlefshëm për titullin WBA Continental dhe WBO International në peshën super të mesme.
Melikuziev ishte duke dominuar përballjen dhe e rrëzoi Rosadon në raundin e parë, por Rosado befasoi duke i dhënë uzbekut një goditje të fuqishme në raundin e tretë.
Për Rosadon ishte fitorja e 26-të, karshi 13 humbjeve e një barazimi. Uzbeku Melikuziev ka pësuar humbjen e parë pas shtatë fitoreve. Meçi u zhvillua në El Paso të SHBA-së.