Sport

Sulmohen fizikisht referat dhe zyrtarët policorë gjatë turnirit të boksit në Gjakovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovar në Gjakovë pasi që të njëjtit duke shprehur pakënaqësitë e tyre rreth vendimit të gjyqtarëve gjatë një turniri të boksit, i kanë sulmuar fizikisht referat dhe zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.