Sport

Edhe Osaka tërhiqet nga “Wimbledoni”

Menaxheri i Naomi Osakas ka thënë se katër herë kampionia e Grand-Slameve nuk do të marrë pjesë në “Wimbledon”, por do të garojë në Lojërat Olimpike të Tokios.

“Naomi Osaka po kalon kohë me shoqëri dhe familje. Ajo do të jetë gati për Lojërat Olimpike dhe mezi pret të luajë para tifozëve vendas”, ka thënë Stuart Duguid të enjten në një email.

Osaka, 23-vjeçarja që u lind në Japoni, u tërhoq nga gara e “French Open” po ashtu pas raundit të parë, duke thënë se ka nevojë për pushim për shëndet mendor.