Sport

Monaco e Arsenali në garë për Onanan

Andre Onana pritet që të largohet nga Ajaxi gjatë afatit kalimtar të verës.

Për portierin 25-vjeçar, në garë ka hyrë edhe klubi francez, Monaco.

Ndërkohë, më herët interesim për kamerunasin ka shprehur edhe Arsenali.

Raportohet se edhe dëshira e portierit Onana është që të kalojë te klubi anglez, por që nuk e ka të garantuar vendin e titullarit, sidomos nëse qëndron Bernd Leno.

Arsenali ende nuk ka bërë ofertë zyrtare për Onanan.

Portieri i Ajaxit ishte suspenduar për një vit për shkak të dopingut, kurse pas ankesës dënimi i ishte ulur në nëntë muaj.

Kontrata me klubin holandez i skadon në vitin 2022.