Sport

Prishtina, gati për turneun parakualifikuese të Ligës së Kampionë

Kampionia e Kosovës në futboll., Prishtina, e ka fituar miqësoren kundër kampiones së Maqedonisë së Veriut, Shkëndijës nga Tetova me rezultat 2:0.

Ndeshja u zhvillua të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Te dy golat për skuadrën nga kryeqyteti i shënoi transferimi i këtij afati kalimtar, Xhevdet Shabani, në minutat 71’ dhe 72’. Te goli i parë asistues ishte Gledi Milici, kurse te i dyti Leutrim Kryeziu.

Kjo ishte ndeshja e parë miqësore për skuadrën e Shkëndijës, kurse dueli i dytë dhe i fundit për prishtinasit, të cilët të premten udhëtojnë për në Elbasan të Shqipërisë për turneun parakualfikues të Ligës së Kampionë.

Në ndeshjen e parë, Prishtina do të përballet me Folgoren e San Marinos me 22 qershor.