Sipas “Calciomercatos”, sulmuesi Memphis Depay ka arritur marrëveshje me Barcelonën. Bëhet e ditur se holandezi ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare dhe do të fitojë 5 milionë euro në sezon.
Për 27-vjeçarin, Barça nuk ka paguar dëmshpërblim, pasi lojtarit i kishte skaduar kontrata me Lyonin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKështu, Barça e ka fituar betejën me Juventusin, klub që po ashtu ishte i interesuar për Depayn.
Depay u transferua te Lyon nga Manchester United për 16 milionë euro në 2017.
Në sezonin e fundit, ai ka shënuar 22 gola në 40 paraqitje në të gjitha garat me ekipin francez.