Përfaqësuesja e Kosovës U-19 në futboll, do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Shqipërinë U-19.
Duelin e parë, Kosova e luan me 16 qershor në “Elbasan Arena” ditën kur edhe do të udhëtojë drejt Shqipërisë, kurse takimi e dytë dy ditë më vonë.
Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi e ka publikuar listën e 23 lojtarëve të cilët i ka ftuar për duelet me “kuqezinjtë”.
Pothuajse i gjithë ekipi është me lojtarë që luajnë në klubet kosovare. Përballjet me kombëtaren shqiptare vijnë në kuadër të parapërgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian 2022, të cilat do të zhvillohen në muajin tetor.
Në rrethin e parë kualifikues, Kosova U19 do të përballet me Norvegjinë, Gjeorgjinë dhe Uellsin.
