Sport

Robertson: Merituam më shumë ndaj Çekisë

Foto: AP
 

Kapiteni i Skocisë, Andy Robertson, është shprehur i zhgënjyer me disfatën e pësuar ndaj Çekisë. Mbrojtësi skocez ka thënë se është dashur t’i shfrytëzojnë rastet për shënim në këtë përballje.

“Ju nuk mund të thoni se nuk kemi krijuar pasi kemi pasur vërtet raste të mira shënimi. Nëse nuk i shfrytëzoni ato, atëherë në kësi lloj ndeshje ndëshkoheni. Ne do të dëshironim të kishim një fillim të mirë”, u shpreh Robertson.