Triumfi në Roland Garros i ka siguruar Novak Gjokoviqit një diferencë të konsiderueshme me pozitën e dytë.
Tenisti serb me 12.113 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Daniil Medvedev me 10.143 pikë. Podiumi mbyllet nga Rafael Nadal me 8.630 pikë.
Stefanos Tsitsipas në vendin e katërt ka 7.980 pikë, Dominic Thiem tubon 7.425 pikë në vendin e pestë, teksa Alexander Zverev në vendin e gjashtë ka 7.350 pikë. Vendi i shtatë mbahet nga Andrey Rublev me 5.910 pikë, kurse në vendin e tetë është Roger Federer me 5.065 pikë, i cili u detyrua të tërhiqej nga Roland Garros për shkak të lëndimit.
Top-10 mbyllet me Matteo Berrettinin me 4.103 pikë dhe Diego Schwartzman me 3.170 pikë.