Disa lojtarë dhe staf trajnues i Venezuelës kanë dalë pozitivë për COVID-19 një ditë para ndeshjes hapëse të Kupës së Amerikës kundër mikpritësit, Brazil, në Brasilia, kanë thënë autoritetet shëndetësore braziliane të shtunën.
Sekretaria shëndetësore e Qarkut Federal, që përfshin Brasilia, ka thënë në një deklaratë se të gjithë të infektuarit ishin të izoluar në një hotel. Asnjë nga rastet pozitive nuk janë bërë të ditur.
CONMEBOL nuk ka thënë nëse ndeshja kundër Brazilit të dielën në stadiumin ‘’Mané Garrincha’’ do të vazhdojë siç është planifikuar ose do të vonohet.
"Ata janë të gjithë asimptomatikë, të izoluar në dhoma teke dhe po monitorohen nga ekipi i CONMEBOL dhe specialistët vendas’’, thuhet në deklaratë.
Venezuela arriti në Brazil të premten. Një ditë më parë, dy lojtarë testuan pozitivë për COVID-19, Wilker gelngel dhe Rolf Feltscher. Ata nuk udhëtuan në Brazil, i cili është nikoqir i urgjencës për turneun pas tërheqjes së Argjentinës dhe Kolumbisë.