Sport

Gundogan kërkon sukses në “Euro 2020”

Mesfushori i Përfaqësueses së Gjermanisë, Ilkay Gundogan, ka folur para ndeshjes me Francën.

Mesfushori i Manchester Cityt beson se Gjermania e ka potencialin e duhur për të arritur gjëra të mëdha në Euro 2020.

“Jemi një skuadër me lojtarë kualitativë, të cilët luajnë në nivele të larta. Kemi lojtarë të rinj të cilët mund ta bëjnë dallimin. Sa i përket ndeshjes me Francën, e dimë se do të luajmë ndaj një kundërshtari me futbollistë të talentuar. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por besoj se mund të arrijmë rezultat pozitiv”, deklaroi Gundogan.

Gjermania është në grup së bashku me Francën, Portugalinë dhe Hungarinë.