Sport

Fazliu vazhdon kontratën me Dritën

Astrit Fazliu e ka vazhduar edhe për një edicion kontratën me skuadrën e Dritës së Gjilanit. Kështu ka njoftuar klubi në faqen zyrtare të enjten. Fazliu ka qenë ndër lojtarët kyç në sukseset e viteve të fundit të Dritës. Fazliu pret që ta rikthej titullin me Dritën.

“Tashmë besojë që të gjithë e dinë se çfarë klubi është Drita dhe as që kam menduar dy herë për të vazhduar. Më ngelet peng që nuk arritëm ta mbrojmë titullin këtë vit, andaj nuk mund të iki pa rikthyer titullin tek një klub që është klubi më korrekt dhe më profesionist se të gjitha klubet ku kam luajtur. Faleminderit të gjithëve për besimin që kanë në mua, dhe do të mundohem që me punë dhe angazhime ta shpërblej klubin me trofe në fund të vitit”, ka thënë Fazliu për faqen e klubit ‘bardheklatër”.