Sport

Gjilani prezanton Hoxhën

Një ditë pasi e konfirmoi largimin nga Feronikeli, mbrojtësi i krahut të majtë, Yll Hoxha është bërë me ekip të ri. Hoxha në edicionin 2021/22, do të jetë pjesë e skuadrës së Gjilanit. Hoxha, të martën është prezantuar te Gjilani.

Hoxha prej fillimit të vitit 2017 ishte pjesë e Feronikelit kurse është futbollisti i dytë nga skuadra e Drenasit që transferohet te Gjilanit. Një ditë para Hoxhës, Gjilanit iu bashkua edhe mesfushori Albert Dabiqaj.