1 perditesime
Sport

Gjakova eliminohet nga Botërori me vendim të dyshimtë të gjyqtarëve

Gjakova eliminohet nga Botërori me vendim të dyshimtë të gjyqtarëve
12:19

Gjakova eliminohet nga Botërori me vendim të dyshimtë të gjyqtarëve

Akil Gjakova është eliminuar nga Botërori i xhudos pas vendimit të dyshimtë të gjyqtarëve në meçin përballë italianit Giovanni Esposito në raundin e dytë të kategorisë deri 73 kilogramë.

Gjakova u eliminua në “Golden Score” duke u dënuar për dalje nga arena. Vetë Akili kundërshtoi ashpër vendimin duke e cilësuar të padrejtë.

10:51

Akili kalon pengesën e parë

Akil Gjakova e ka kaluar pengesën e parë në Botërorin e xhudos.

Akili po garon në kategorinë deri 73 kilogramë dhe u përball me Mohamed Mohyeldin të Egjiptit.

Me të nisë lufta, Gjakova u hodh në sulm dhe tentoi hedhje.

Mohyeldin pësoi lëndim në përpjekje për t’u mbrojtur dhe Gjakova fitoi me “Ippon”.

Lufta zgjati vetëm 22 sekonda.