Sport

Ambasadori gjerman në Kosovë përgëzon Gjermaninë e Berishën për titullin e Evropës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përgëzuar përfaqësuesen U-21 të Gjermanisë dhe sulmuesin kosovar Mërgim Berisha për triumfin e arritur në Kampionatin Evropian.

Gjermania me Berishën fitoi Evropianin, duke mposhtur mbrëmë në finale Portugalinë. Berisha luajti titullar në finale, ndërsa u zëvendësua në gjysmën e pjesës së dytë.

“Një ekip i vërtetë me po ashtu aromë gjermano-kosovare – Mërgim Berisha”, ka shkruar ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde në Twitter.