Fanellat e reja për ekipin e futbollit të Ukrainës, që tregon një hartë e cila përfshin Krimenë e aneksuar nga Rusia, ka provokuar zemërim në Moskë.
Ukraina zbuloi fanellën e saj për EURO 2020, të zbukuruar me kufijtë e saj duke përfshirë Krimenë dhe sloganin "Lavdi Ukrainës!".
Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014 dhe e konsideron atë një pjesë të territorit të saj, diçka e refuzuar ndërkombëtarisht.

Një deputet rus e quajti atë një "provokim politik".
Kreu i shoqatës së futbollit ukrainas, Andriy Pavelko, zbuloi fanellën në një video në faqen e tij në Facebook të dielën, gjashtë ditë para se të fillojë Kampionati Evropian.
Pjesa e përparme e bluzës së verdhë tregon konturet e Ukrainës me të bardha, duke përfshirë Krimenë dhe rajonet pro-ruse të kontrolluara nga separatistët, Donetsk dhe Lugansk.
Një parullë në anën e pasme të fanellës shkruan "Lavdi Ukrainës!" - një brohoritje patriotike e përdorur si një thirrje tubimi nga protestuesit që dëbuan një president pro-Moskës, Viktor Yanukovych në vitin 2014.
"Ne besojmë se silueta e Ukrainës do t'u japë forcë lojtarëve sepse ata do të luftojnë për të gjithë Ukrainën", ka thënë Pavelko.
Por zëdhënësja i Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, kritikoi fanellat, duke thënë se ekipi i futbollit kishte "bashkangjitur territorin e Ukrainës në Krime të Rusisë", duke krijuar "iluzionin e së pamundurës".
Ajo shtoi se parulla ishte nacionaliste dhe i bëri jehonë një thirrjeje naziste të tubimit.
Deputeti Dmitry Svishchev e quajti fanellën "krejt të papërshtatshme" dhe u kërkoi organizatorëve të EURO 2020, UEFA-s, të ndërmarrin veprime.
Turneu, i shtyrë për shkak të Covid-19, do të zgjasë nga 11 qershor deri më 11 korrik në të 11 qytetet pritëse, duke përfshirë Shën Petersburgun e Rusisë, i cili pret një çerekfinale.