Sport

Mirjeta Bytyqi është krenare për Kosovën, ndonëse po i lejohen vetëm stërvitjet

Në stërvitje ishte prej lojtareve më të angazhuara. Ndërkohë në ndeshje ishte vetëm një përkrahëse e madhe e bashkëlojtareve të saj. Qëndronte në tribunë ku me emocion e përjetonte secilin moment.

 

Në stërvitje ishte prej lojtareve më të angazhuara. Ndërkohë në ndeshje ishte vetëm një përkrahëse e madhe e bashkëlojtareve të saj. Qëndronte në tribunë ku me emocion e përjetonte secilin moment.

Mirjeta Bytyqi po e pret ende ditën kur do të ketë të drejtë të luajë për përfaqësuesen e Kosovës në hendboll. Ajo ka kaluar nga përfaqësuesja e Sllovenisë te përfaqësuesja e Kosovës dhe për të fituar të drejtën e lojës duhet të kalojë një periudhë e caktuar kohore.