Milani po mendon të bëjë ofertë për mbrojtësin anësor të Barcelonës, Junior Firpo, raporton “Calcio Mercato”.
Milani planifikonte ta mbante Diogo Dalotin, të cilin e kishte huazuar nga Manchester Unitedi, por Unitedi nuk mendon ta shesë Dalotin për më pak se 20 milionë euro.
Kështu që krerët e klubit italian kanë kthyer sytë kah Firpo, që mund të jetë në dispozicion për një çmim dukshëm më të vogël.
Mbrojtësi i majtë në edicionin e sapo përfunduar luajti 18 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa realizoi një gol e asistoi një tjetër.