Sport

Portugalia në finale të Evropianit U-21

Portugalia e ka siguruar finalen e Kampionatit Evropian për grupmoshën U21.

Portugezët të enjten fituan kundër Spanjës me rezultatin minimal 1:0.

Për skuadrën e Portugalisë U21 është finalja e tretë në histori. Më parë, deri në këtë fazë të garës kishte arritur në vitin 1994 dhe 2015. Humbi ndaj Italisë në finalen e parë, ndërsa në të dytën nga Suedia.

Ndeshja e zhvillua në Maribor të Sllovenisë. Spanjollët dominuan në pjesën e dytë, por ishte skuadra e Rui Jorges që kaloi në avantazh në minutën e 80-të. Fabio Vieira harkoi nga e djathta, ndërsa Jorge Cuenca në tentim për ta larguar topin, e dërgoi atë në portën e vet.

Marc Cucurella ishte i pafat kur e qëlloi traversën për skuadrën kampione në fuqi të Evropianit. E kërkonte edhe finalen e tretë rresht, ndërsa e pësoi disfatën e parë pas 18 ndeshjeve të njëpasnjëshme.

Finalja është caktuar të zhvillohet të dielën në orën 20:00 në Lubjanë.