Sport

Donjeta drejt Parisit për normë olimpike

 

Boksierja Donjeta Sadiku do të niset drejt Parisit për pjesëmarrje në turneun kualifikues për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ka njoftuar të martën Federata e Boksit të Kosovës. Turneu kualifikues do të mbahet prej 4 deri më 8 qershor. Sadiku më datën 4 qershor do të boksojë kundër suedezes, Agnesa Lexiussion.

Sadiku që për këtë turne edhe përgatitur në Finlandë dhe Bullgari, do t’i ketë dy meçe në Paris dhe i nevojiten dy fitore për të siguruar kualifikimin në Lojërat Olimpike të këtij viti që mbahen në Tokio të Japonisë.