Erling Haaland do të mbetet së paku edhe për një sezon te Dortmundi. Mediat gjermane kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit kanë vendosur të mos e shesin yllin e skuadrës këtë afat kalimtar. Haaland është lidhur me një largim nga Dortmundi pas paraqitjeve fantastike këtë sezon. Interesim për norvegjezin kanë shprehur skuadra si Real Madridi, Barcelona, Chelsea dhe PSG-ja.
20-vjeçari ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024. Këtë sezon në 41 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 41 gola dhe ka bërë 12 asistime.