Sport

Krasniqi kthehet te Zuerichu, vazhdon kontratën deri në vitin 2024

 

Mesfushori 19-vjeçar, Bledian Krasniqi do të luaj për Zuerichun në vitet e ardhshme. Klubi zviceran të shtunën ka njoftuar se Krasniqi është kthyer pas periudhës së huazimit te Wili i kategorisë së dytë. Po ashtu Krasniqi ka vazhduar për tri vjet kontratën me Zuerichun, deri në verën e vitit 2024.

Krasniqi në vitin 2018 kishte firmosur kontratën e parë profesionale me Zuerichun. Ai është rritur në Akademinë e këtij klubi dhe ka luajtur tri ndeshje për Zuerichun. Te Wili ishte i huazuar për dy edicione, ndërsa ka realizuar gjashtë gola dhe katër asistime në 70 paraqitje.