Sport

Skuadrat angleze arrijnë në hotelet e tyre para finales së “Championsit”

Autobusët me lojtarët e Chelseat dhe Manchester Cityt kanë arritur në hotelet e tyre të enjten, para duelit të finales së Ligës së Kampionëve që zhvillohet të shtunën.

Që të dyja ekipet kanë vazhduar përgatitjet për finalen e madhe, para udhëtimit në Porto.

Finalja angleze do të luhet në “Estadio do Dragao”.

16 mijë e 500 shikues do të jenë të pranishëm në stadiumin e Portos për ta përcjellë nga afër finalen e “Championsit”.