Sport

Mourinho e dëshiron Xhakën në Romë

granit xhaka koha.net

Trajneri portugez, Jose Mourinho ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës së Romës të interesohen për blerjen e mesfushorit kosovar të Arsenalit, Granit Xhaka.

Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, njofton “Blick”. “Jose Mourinho e dëshiron atë në Romë”, thotë Romano duke iu referuar interesimit të Mourinhos për kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka.

Xhaka mund të largohet nga klubi i Arsenalit pas pesë vjetësh.

Interesim për ish-mesfushorin e Borussia Moenchengladbachut dhe Baselit kanë shprehur edhe disa skuadra tjera evropiane.