1 perditesime
13:51

Useini dhe Rapa vazhdojnë me Gjilanin

Pas Besar Musollit, Gerhard Prognit, Enea Koliçit, skuadra e Gjilanit ka vazhduar bashkëpunimin edhe me mesfushorin Muhamed Useini dhe mbrojtësin Oltion Rapa.

Useini dhe Rapa janë pajtuar të jenë pjesë e Gjilanit edhe për një sezon.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit të Gjilanit në Facebook.

“Sport Club Gjilani njofton se ka arritur të vazhdojë marrëveshjen e bashkëpunimit me Muhamed Useinin dhe Oltion Rapën edhe për një edicion të radhës”, thuhet ndër të tjera në njoftimet e klubit nga Superliga.

11:31

Useini, lojtari i katërt që vazhdon bashkëpunimin me Gjilanin

Pas Besar Musollit, Gerhard Prognit, Enea Koliçit, skuadra e Gjilanit ka vazhduar bashkëpunimin edhe me mesfushorin Muhamed Useini.

Useini është pajtuar të jetë pjesë e Gjilanit edhe për një sezon. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit të Gjilanit në Facebook.

“Sport Club Gjilani njofton se ka arritu të vazhdojë marrëveshjen e bashkëpunimit me Muhamed Useinon edhe për një edicion të radhës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit nga Superliga.