Sport

Renova mbetet në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut

Descriptive Text

Skuadra shqiptare Renova mbetet pjesë e elitë së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Në ndeshjen e barazhit, Renova ishte më e suksesshme se Ohri. Ndeshja përfundoi baras, por Renova e drejtuar nga Qatip Osmani ishte më e suksesshme në ekzekutimin e penalltive. Pjesë e futbollit elitar të Maqedonisë së Veriut edhe edicionin e ardhshëm do të jenë katër klube shqiptare.

Këtë edicion, Shkëndija doli kampione, nënkampion Shkupi, derisa vendin e tretë e zuri Struga. Të tria skuadrat do ta përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në garat evropiane.