Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nis përballja Kosova – Shqipëri, Karaqi i jep përparësinë Shqipërisë

Ka nisur përballja e padëshiruar mes Kosovës e Shqipërisë në Evropianin e karatesë që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Në meçin e parë janë përballur Alvin Karaqi i Shqipërisë dhe Benjamin Shabani i Kosovës.

Karaqi ka dominuar plotësisht dhe ka fituar 3:0.

Karaqi është karateist prishtinas, por që përfaqëson Shqipërinë.

Ai u largua nga ekipi i Kosovës, i pakënaqur me Federatën e Karatesë së Kosovës. Është prej karateistëve më cilësorë kosovarë.

Image