Sport

Dhurata nuk mjaftoi për Kosovën, synohet më shumë në kualifikimet e ardhshme

 

Vetëm në ndeshjen e fundit volejbollistet e Kosovës e kanë fituar setin e parë dhe të vetëm në kualifikimet për Evropianin e këtij viti. Kosova në kuadër të grupit D i ka humbur të gjitha gjashtë ndeshjet, tri në Podgoricë para dy javësh dhe tri në Nitra të Sllovakisë në javën e kaluar. Nga grupi i Kosovës, në Evropian janë kualifikuar Sllovakia e Finlanda, ndërsa Mali i Zi dhe Kosova u ndalën në kualifikime.

Pikërisht ndaj Malit të Zi, të shtunën, Kosova fitoi setin e vetëm. Humbi 3:1. Te Kosova e kanë vlerësuar paraqitjen e më shumë përvojën e krijuar në këto kualifikime.