Sport

Man Unitedi barazon me Fulham Manchesterin

Unitedi ka luajtur baras 1:1 me Fulhamin, në ndeshjen e xhiros së 37-të të Premier Leagues.

Ky ishte edhe takimi i fundit i Unitedit në “Old Trafford” për këtë sezon.

Ndeshja u zhvillua me purinën e një numri të kufizuar të tifozëve, të cilët kanë protestuar duke e kërkuar dorëheqjen e kryesisë së klubit.

Me mbishkrime “Glazers jashtë” tifozët kanë kërkuar që aksionet e klubit të shiten ne pronarët aktual.

Edinson Cavani shënoi golin për Man Unitedin në minutën e 15-të. Ndërkaq, rezultatin në 1:1 e barazoi Joe Bryan në minutën e 76-të.

Me 81 pikë, Unitedi zë vendin e dytë. Derisa Fulhami është i 18-ti me 28 pikë. Në edicionin e ri, kjo skuadër do të bëjë gara në Championship.