Sport

Chelsea kontakton Bayernin për Lewandowskin

Skuadra e Chelseat po insiston për transferimin e sulmuesit polak Robert Lewandowski.

“Sky Deutschland” ka njoftuar të martën se Chelsea tashmë ka kontaktuar Bayern Munichun në lidhje me transferimin e Lewandowskit gjatë kësaj vere.

Te Chelsea janë të vendosur për t’u forcuar me një futbollist në repartin e sulmit për sezonin e ardhshëm dhe Lewandowskin po e shohin si lojtarin ideal. 32-vjeçari edhe këtë sezon ka vazhduar me paraqitjet fantastike te bavarezët duke shënuar 47 gola dhe asistuar nëntë herë në 39 ndeshje në të gjitha garat.

Lewandowski ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023 kurse te bavarezët u transferua si lojtar i lirë në vitin 2014 pasi i skadoi kontrata me Borussia Dortmundin.