Sport

Mbappe i pavendosur

Kylian Mbappe

E ardhmja e Kylian Mbappes vazhdon të jetë në dyshim te Paris Saint-Germaini.

Sulmuesi francez tash e një kohë të gjatë ka nisur bisedimet me klubin për vazhdimin e kontratës, por nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët.

Ylli francez, sipas “L’Eqiupe”, gjatë kësaj jave do të vendosë se a do ta vazhdojë kontratën me parisienët. Mbappe ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2022.

Për shërbimet e 22-vjeçarit interesim të vazhdueshëm ka shprehur Real Madridi dhe Liverpooli.