Plot 14 karateistë do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian që mbahet në Poreç të Kroacisë. Evropiani për seniorë mbahet prej 19 deri më 23 maj, ndërsa delegacioni kosovar tashmë është në qytetin kroat.
Albinot Selmani, Yll Cenaj, Elhami Shabani, Benjamin Shabani, Herolind Nishevci, Valdrin Rashiti, Argjend Berjani, Hatiqe Zejnullahu, Albulena Gërvalla, Adelina Rama, Diellza Sejdijaj, Foresa Orana, Festina Curri e Vlerona Shala përfaqësojnë Kosovën në Evropian.
Kanë udhëtuar edhe dy drejtues, tre trajnerë dhe tre gjyqtarë.
Sipas njoftimit të Federatës së Karatesë së Kosovës, në Evropian do të marrin pjesë 513 karateistë.