Sport

Varane nis negociatat për vazhdimin e kontratës

 

Qendërmbrojtësi Raphael Varane ka nisur negociatat me Real Madridit për vazhdimin e kontratës, ka raportuar të martën e përditshmja spanjolle “Marca”.

Mësohet se krerët e Realit i kanë ofruar Varanes rinovimin e kontratës deri në verën e vitit 2023 pasi aktualja i skadon vitin e ardhshëm. Te Reali po insistojnë ta mbajnë Varanen edhe për disa vite në Madrid pasi është pjesë e projektit për të ardhmen.