Sport

Talentin shqiptar të Baselit e marrin Shpresat e Zvicrës

Janë zbehur goxha shumë gjasat që Albian Hajdari, talenti i madh i Baselit, të luaj për përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Hajdari luan mbrojtës dhe tashmë ka debutuar për Baselin në elitën helvetike.

17-vjeçari deri më tani ka luajtur për U16 e U17 të Zvicrës, ndërsa të hënën është ftuar në ekipin U21 të Zvicrës. Te Zvicra po përgatitin gjeneratën e ardhshme të Shpresave dhe shumë pritet prej Hajdarit. Këtë edicion, Hajdari i ka luajtur shtatë ndeshje në Superligën e Zvicrës për Baselin.

Zvicra U21 më 30 maj luan miqësore ndaj Irlandës në Marbella të Spanjës. Seleksionuesi Mauro Lustrinelli ka ftuar 24 lojtarë të gjeneratës së re, përkatësisht lojtarë të lindur në vitin 2000 apo më vonë. Kastriot Imeri është prej lojtarëve që ka luajtur javë më parë në Evropian e që ka mbetur te Shpresat e Zvicrës.

Portieri Amir Shaipi është një tjetër lojtar që ka luajtur më herët për U21 dhe të vazhdojë të grumbullohet. Kualifikimet e ardhshme Zvicra i nis në shtator.