Sport

Perishiqi do të largohet nga Interi

Foto: Reuters
 

Sulmuesi i krahut, kroati Ivan Perishiq do të largohet nga skuadra e Interit në fund të këtij sezoni, ka njoftuar sajti italian “Calciomercato” të hënën. Bëhet e ditur se drejtuesit e Interit kanë marrë vendim për ta nxjerrë në shitje Perishiqin, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte.

Për ta lënë të lirë Perishiqin, Interi po kërkon rreth dhjetë milionë euro duke pasur parasysh se kroati ka kontratë me ekipin italian deri në vitin e ardhshëm. Kroati këtë sezon ka shënuar katër gola dhe ka bërë pesë asistime në 41 ndeshje në të gjitha garat me Interin. Perishiq gjatë karrierës ka luajtur edhe te Bayerni, Wolfsburgu, Borussia Dortmundi, Brugge e Sochauxi.