Sport

Liverpooli vendos për Kabakun

Liverpool ka vendosur të mos nënshkruajë kontratë të përhershme me mbrojtësin Ozan Kabak.

Sipas së përditshmes “The Sun”, drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur me paraqitjet e mbrojtësit turk.

Kabak është i huazuar nga Schalke deri në fund të këtij sezoni. Por mbrojtësi 21-vjeçar nuk ka arritur të bindë drejtuesit e klubit për ta blerë kartonin e tij.

Kabak me Liverpoolin këtë edicion ka 13 paraqitje.