Sport

Koeman mund të largohet

Foto: Reuters

Humbja e fundit në La Liga mund të bëjë që trajneri Ronald Koeman të largohet nga Barcelona në fund të sezonit.

Mediat spanjolle kanë raportuar se trajneri holandez nuk është i kënaqur me situatën në klub.

Madje, thuhet se Koeman mund të japë dorëheqje në fund të sezonit.

Koeman ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2022.

58-vjeçari është pjesë e klubit që nga viti 2020.