Sport

Allegri e dëshiron Real Madridin

Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri po shihet si kandidati kryesor për ta zëvendësuar Zinedine Zidanen në krye të Real Madridit. Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se Allegri gjatë javës së shkuar ka pasur një takim me drejtuesit e Real Madridit dhe është i gatshëm për ta marrë drejtimin e ekipit spanjoll prej sezonit të ardhshëm.

Allegri është i papunë prej vitit 2019 kur u largua nga Juventusi dhe te Real Madridi po shihet si personi i duhur për ta zëvendësuar Zidanen, i cili do të largohet gjatë kësaj vere.