Sport

Milani ndalet në shtëpi nga Cagliari

AC Milan nuk ka arritur më shumë se një barazim 0:0 të dielën në “San Siro” ndaj Cagliarit .

Me këtë barazim skuadra “kuqezi” ka bërë një hap prapa në luftë për një pozitë që siguron pjesëmarrjen në Champions League.

Milan dominuan në të gjitha aspektet, por nuk i konkretizuan rastet. Te “Rossonerët” në raste të mira shënimi ishin Ante Rebiq dhe Brahim Diaz por pa sukses.

Kurse, Cagliari kishte vetëm disa gjuajtje në portë duke përfituar nga kundëraksionet.

Me këtë barazim Milani është në pozitën e tretë me 76 pikë sa ka edhe Napoli që është në pozitën e katërt.

Juventusi është në pozitën e pestë me 75 pikë.