Boksieri amerikan Brandon Figueroa e ka nokautuar meksikanin Luis Nery në raundin e shtatë, duke unifikuar dy tituj të mëdhenj në kategorinë super-bantam në boksin profesionist.
Figueroa ia ka shtuar titullin WBC, titullit WBA që e kishte në pronë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeri në raundin e shtatë rezultati ishte i barabartë. Një nga anëtarët e jurisë e kishte parë si të barabartë luftën deri në atë moment, ndërsa një tjetër e shihte Neryn në epërsi dhe i treti e shihte Figueroan.
Por, Figueroa i dha një goditje të fortë në trup Neryt nga e cila ai nuk arriti të ngrihej brenda dhjetë sekondave.
Për Figueroan është fitorja e 22-të në karrierë, 17-ta me nokaut, karshi një barazim. Meksikani Nery ka pësuar humbjen e parë pas 31 fitoreve.