Sport

Koreja e Veriut tërhiqet nga kualifikimet për Kupën e Botës 2022

FOTO: AP
 

Konfederata Aziatike e Futbollit ka njoftuar se Koreja e Veriut është tërhequr nga kualifikimet për Kupën e Botës 2022.

Pyongyangu zyrtar nuk ka dhënë ende asnjë arsye zyrtare për tërheqjen nga kualifikimet e muajit tjetër për Kupën e Botës, që do të mbahet në Katar në nëntor dhe dhjetor 2022, por mediat e Koresë së Jugut kanë raportuar se kjo është për shkak të shqetësimeve rreth COVID-19.