Charles Oliveira ka fituar titullin e kampionit të peshës së lehtë në UFC, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë kampionin e trefishtë të serisë Bellator, Michael Chandler.
Braziliani Oliveira ka vazhduar serinë e tij të fitoreve në nëntë rresht, me triumfin në Houston të Teksasit.
Përballja ishte kryesorja në mbrëmjen e UFC-së në “Toyota Center” të shtunën mbrëma, ku u lejua prania e 16 mijë tifozëve.
Oliveira 31-vjeçar ishte spektakolar, ndërsa fitoi titullin që u lirua pas pensionimit të Khabib Nurmagomedovit.