Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e pëlqen Massimilianon Allegrin në stolin e klubit sezonin e ardhshëm, sipas mediave më të njohura në Spanjë.
Pasi Zinedine Zidane ka informuar lojtarët se do të largohet në fund të sezonit, Reali ka nisur gjahun për të gjetur zëvendësuesin e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Perezin, Allegri është emri i padiskutueshëm.
Ish-trajneri i Juventusit e pati refuzuar një ofertë të madrilenëve tri vite më herët, pasi kishte arritur marrëveshje për të qëndruar në Itali edhe për një sezon.
Ditët në vijim do të jenë vendimtare për një marrëveshje të mundshme mes palëve.