Sport

Zidane u kumton lojtarëve se do të largohet nga Reali në fund të sezonit

Descriptive Text

Zinedine Zidane i ka thënë lojtarëve të Real Madridit se do të largohet në fund të sezonit, kanë konfirmuar burimet e uebsajtit të njohur, Goal.

Dështimi i këtij edicioni duke mos fituar asnjë trofe, përveç në La Liga ku ka ende shpresë, kanë bërë që Zidane të vendos për të mos qenë më pjesë e klubit madrilen, duke shtuar edhe rrethanat të tjera në të cilat gjendet klubi. 

Zidane erdhi te Reali fillimisht më 4 janar të vitit 2016, duke u larguar pas dy viteve më 31 maj të vitit 2018. Ai u kthye përsëri në stol më 11 mars të vitit 2019.

Trajneri francez me Realin fitoi dy herë La Liga-në, dy herë Superkupën e Spanjës, tre herë Ligën e Kampionëve, dy herë Superkupën e Evropës dhe dy herë Kupën e Botës për Klube.