Sport

Vushtrria, kampione e Kosovës në hendboll

 

Njomza Kelmendi ka bërë pritje vendimtare në sekondën e fundit për ta ndihmuar Vushtrrinë që ta fitoj titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll. Vushtrria të shtunën mbrëma fitoi 22:21 ndaj Istogut në ndeshjen e tretë të finales së plejofit. Golin e fitores e shënoi Donita Kasumi.

Ndeshja është luajtur në Istog, ndërsa Vushtrria me rezultat 2:1 në finale të plejofit shpallet kampione.