Sport

Leicesteri fiton Kupën FA, mposht në finale Chelsean

Liecester City ka arritur të fitojë FA Cup të shtunën në “Wembley” pasi ka mposhtur Chelsean me rezultatin 1:0.

Në këtë finale të pranishëm ishin 21 mijë tifozë që përcollën nga afër finalen e Kupës FA, e cila u fituar për herë të parë nga Leicesteri. 

Heroi i “Dhelprave” ishte Youri Tielemans që shënoi një gol të bukur për t’i siguruar skuadrës së tij trofeun e çmuar.

Mesfushori belg shënoi në minutën e 63-të për 1:0.

Për Leicesterin ky është trofeu i pestë në histori të klubit.