Sport

Allegri i shumëkërkuar

Massimiliano Allegri vazhdon të jetë një ndër emrat më të lidhur me skuadra të njohura evropiane.

Trajneri italian, që është i papunë, nuk ka vendosur ende se cilën skuadër do ta drejtojë në edicionin e ri.

Për Allegrin interesim të vazhdueshëm ka shprehur Juventusi që ka pasur edhe disa takime për ta bindur ta marrë drejtimin e skuadrës.

Por, së fundmi në garë për trajnerin 53-vjeçar thuhet se kanë hyrë edhe Real Madridi dhe Napoli.

Allegri është i papunë që nga viti 2019, kur u largua nga Juventusi.